Çështja e pyetjes së shtetësisë në regjistrimin e popullsisë, me rëndësi për administratën Trump

Amerika

Çështja e pyetjes së shtetësisë në regjistrimin e popullsisë, me rëndësi për administratën Trump

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:03
Presidenti tha të premten se administrata e tij po shqyrton një numër mundësish ligjore,

Departamenti i Drejtësisë tha se do t’i vazhdojë përpjekjet për kërkimin e bazave ligjore për përfshirjen e një pyetjeje për shtetësinë në procesin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2020, disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se po e shqyrton me seriozitet dhënien e një urdhëri ekzekutiv për ta përfshirë pyetjen në formular.

Presidenti tha të premten se administrata e tij po shqyrton një numër mundësish ligjore, por Departamenti i Drejtësisë nuk tha saktësisht se cilat opsione mbeten të hapura, në kushtet kur Gjykata e Lartë e ka ndaluar çështjen, të paktën përkohësisht.

Qeveria tashmë e ka filluar procesin e shtypjes së formularit të regjistrimit pa përfshirjen e kësaj pyetjeje.

Fokusi i administratës për të shtuar pyetjen e shtetësisë në formularin e regjistrimit të popullsisë për herë të parë që nga viti 1950, pasqyron rëndësinë e madhe politike që ka regjistrimi i popullsisë, që bëhet një herë në 10 vjet dhe që lidhet me caktimin e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve për 10 vitet e ardhshme dhe shpërndarjen e shpenzimeve federale me koston e 675 miliardë dollarëve. Kjo pasqyron gjithashtu interesimin që ka Presidenti për riformësimin e distrikteve të Kongresit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat