Vdes Ross Perot – Njeriu që e bëri president Bill Clintonin

Amerika

Vdes Ross Perot – Njeriu që e bëri president Bill Clintonin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:58
Ross Perot dhe Bill Clinton

Ross Perot, miliarderi nga Teksasi që kishte garuar për president dy herë më 1992 dhe 1996, ka vdekur, sipas zëdhënësit të familjes. Ai ishte 89 vjeçar.

Z.Perot arriti të bënte pasurinë në periudhën e pas-depresionit të madh duke u bërë një ndër njerëzit më të pasur në ShBA si themelues i gjigantit të shërbimeve kompjuterike Electronic Data System Corporation.

Në vitin 1992, ai u bë kandidat i pavarur për president duke e sfiduar presidentin e atëhershëm George HW Bush dhe kandidatin e asokohshëm demokrat, Bill Clinton.

Z,Perot i mori gati 19 për qind të votave, përqindja më e madhe e fituar jashtë dy partive kryesore politike për 80 vjet. Republikanët e fajësuan për humbjen e Bushit ndaj Clintonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat