Përmbytjet në SHBA, Washingtoni zhytet në kaos

Amerika

Përmbytjet në SHBA, Washingtoni zhytet në kaos

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:01
Washington

Një emergjencë e shkaktuar nga përmbytjet, në Uashington DC, i ka bërë udhëtarët të përballen me kushte të rrezikshme.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë bërë që rrugët të mbyllen dhe të shndërrohen në lumenj të vërtetë dhe drejtuesit e automjeteve janë gjendur të bllokuar në mes të ujit.

Përmbytjet po ashtu kanë bërë që të mbulohen nga uji edhe linjat hekurudhore dhe ato të metrosë. Shqetësuese është situata edhe në Virxhinia dhe zonën përreth montgomerit dhe merilandit. Shirat ekstreme ndërkohë vazhdojnë të bien dhe disa stuhi kanë prekur edhe aeroportet duke lënë avionët në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat