SHBA, Filadelfia, kapet drogë me vlerë 1.3 miliardë dollarë e fshehur në kontenier

Amerika

SHBA, Filadelfia, kapet drogë me vlerë 1.3 miliardë dollarë e fshehur në kontenier

Nga: Beqir Sina Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dogana amerikane ka kapur një anije me drogë në llogari të super bankes JPMorgan, pasi autoritetet gjetën mbi një miliard dollarë drogë, në të, njofton shtypi amerikan raporton Bota sot.

Autoritetet amerikane, thanë se kanë konfiskuar një sasi të madhe droge më vlerë rreth 1.3 miliard dollarë, e fshehur kjo në formën e paketimit në kontanierët e një anije që lundronte me flamurin e Liberisë, dhe ishte nisur me prorosi nga Zvicera, për në SHBA, portin e Philadelphias PA.

Mediat amerikane raportojnë se ka qenë Dogana amerikane, ajo që ka kapur një anije me drogë në kontanier për llogari të super kompanisë JPMorgan, me bazë në New York, pasi autoritetet gjetën një miliard e treqind mijë dollarë drogë në të, kështu të paktën njofton shtypi amerikan, raporton Bota sot.

J.P. Morgan Chase & Co. e cila është një bankë investuese shumëkombëshe amerikane dhe kompani e shërbimeve financiare me seli në New York City, është nën hetim për këtë sasi droge të kapur më 4 Korrik .

JPMorgan Chase, është banka më e madhe në Shtetet e Bashkuara dhe renditet nga S & P Global si banka e gjashtë më e madhe në botë nga totali i aktiveve që nga viti 2018, në shumën prej 2.535 trilionë dollarë.

Droga, që u gjet në një anije që kishte hyrë në portin e Philadelphias në Pennsylvania, thuhet se e kishte marrë ngarkesën në Gayane, dhe ka lundruar nën flamurin e Liberisë.

Anija kishte udhëtuar më parë nëpër disa porte duke filluar nga Bahamas dhe disa vende të Amerikës së Jugut, sipas një lundrimi të anijes i zbuluar në online.

Autoritet amerikane. po ashtu kan thanë se Forcat Kufitare janë ato që e ekzaminuan një kontanier të anijes dhe janë duke hetuar këtë sasi droge .

Anija me më shumë se 1 miliard dollarë në kokainë($1.3B) - që u konfiskua në Filadelfia më 4 korrik - është në pronësi të gjigantit financiar JPMorgan Chase, sipas një raporti të shtypit amerikan.

Roja doganore dhe kufitare e SHBA njoftoi të hënën se agjentët e saj zbuluan rreth 20 ton kokainë - ose afërsisht 40,000 paund - brenda disa kontejnerëve të transportit në bordin e anijes MSC Gayane , ndërsa ajo ishte parkuar në portin e Filadelfias, qysh më 17 qershor.

Sasia e kapur me një vlerë prej 1,3 miliardë dollarësh të kokainës, e cila është gjetur e fshehur në anijen MSC Gayane me flamurin e Liberisë, - i është bërë konfiskimi në atë që konsiderohet si sasia më e madhe e kokainës të kapur ndonjëherë nga CPB, thotë shtypi amerikan, raporton Bota sot, nga Nju Jorku.

"Një sekuestrim i një anijeje të tillë me një sasi droge kaq të madhe, është e komplikuar dhe e pashembullt - por është e përshtatshme, sepse rrethanat këtu janë gjithashtu të pashembullt", tha William McSwain, avokati fedrale për Qarkun Lindor të Pensilvanisë.

"Kur një anije sjell një dozë kaq të “egër” drogash vdekjeprurëse në ujërat e Filadelfias, zyra ime dhe partnerët tanë të agjencisë do të ndjekin pasojat më të rënda të mundshme ndaj të gjitha palëve të përfshira, për të mbrojtur rrethin tonë dhe vendin tonë".

MSC Gayane, është anija më e madhe që mund të jet kapur në historinë 230 vjeçare të agjencisë, tha në një njoftim për shtyp, Casey Durst, drejtor i operacioneve në terren në Baltimore.

MSC Gayane, është në pronësi të gjigantit financiar bankës më të madhe në botë JPMorgan Chase, por operohet nga axhensia Swiss Shipping Mediterranean Shipping Co., raporton Markets Insider.
Prokurorët federalë në Filadelfia thanë se kanë konfiskuar anijen me konteniere të operuar nga Mediterranean Shipping Co dhe në pronësi të JPMorgan Asset Management, duke azhduar hetimet lidhur me lëvizjen e anijes .

Kjo erdhi nji javë pasi autoritetet e gjetën më shumë se 1 miliardë dollarë kokainë në anije në atë që ishte një nga bustet më të mëdha të drogës në historinë amerikane.

Po ashtu rapotohet se të paktën më shumë se gjysma e anëtarëve të ekuipazhit janë arrestuar, sipas hetimeve të axhensisë federale “Homeland Sicurity” Sigurisë Kombëtare, dhe hetimi është në vazhdim.

Dogana e SHBA dhe Mbrojtja Kufitare të cilat kapën anijen më 4 korrik, thanë në një deklaratë të hënën, se :” Anija është në pronësi të aseteve të klientit në një strategji detare të ofruar nga JPMorgan Asset Management, sipas një personi të njohur me këtë çështje, dhe është duke operuar nga MSC me bazë në Zvicër.

JPMorgan, po simbas shtypit amerikan deri tani nuk pranoi të komentojë. Mbasi, Mediterranean Shipping Co. nuk iu përgjigj deri tani asnjëherë edhe një kërkese me email nga gazetarët e medies amerikane, raporton Bota sot.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat