Stuhia Tropikale Barry arrin statusin e uraganit në Luizianë - Bota Sot
Stuhia Tropikale Barry arrin statusin e uraganit në Luizianë

Amerika

Stuhia Tropikale Barry arrin statusin e uraganit në Luizianë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:09
Luizianë

Meteorologët thonë se Stuhia Tropikale Barry ka arritur statusin e uraganit, ndërsa vazhdon të lëvizë në brigjet e Luizianës. Qendra Kombëtare e Uraganëve (NHC) paralajmëroi se Barry, tani një stuhi e kategorisë së parë, ka të ngjarë të sjellë rryma të rrezikshme me fuqinë e uraganit, erëra të forta dhe shira të rrëmbyer që mund të shkaktojnë "përmbytje kërcënuese për jetën" në disa pjesë të Gjirittë Meksikës dhe Luginës së Poshtme të Misisipit.

Barry, stuhia e parë e Atlantikut për sezonin, pritet të fuqizohet me erërat maksimale të qëndrueshme prej 120 kilometrash në orë, ndërsa lëviz drejt bregdetit me nëntë kilometra në orë. Metereologët presin që Barry të vazhdojë të dobësohet nën forcën e uraganit të shtunën më vonë dhe të dobësohet më tej në një stuhi tropikale të dielën.

Banorët në New Orleans po i fortifikojnë shtëpitë e tyre dhe po marrin furnizime, pasi Barry filloi të vijë nga Gjiri i Meksikës. Zyrtarët e qytetit i kanë këshilluar banorët qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por në disa zona janë urdhëruar evakuimet e detyrueshme.

Turistët u larguan në masë nga qyteti të premten. Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet jashtë shtetit të shtunën./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...