Policia e Uashingtonit vret burrin që e sulmoi me bombë një qendër imigrantësh

Amerika

Policia e Uashingtonit vret burrin që e sulmoi me bombë një qendër imigrantësh

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:34
Uashington

Një burrë 69-vjeçar, i cili ishte i armatosur me një pushkë dhe që hodhi mjete plasëse në një qendër ndalimi për imigrantët në Uashington të shtunën në mëngjes, është vrarë në policia.

Departamenti i policisë njoftoi se zyrtarët policorë iu përgjigjen një thirrjeje rreth orës 4 të mëngjesit në qendrën e ndalimit “Tacoma”, e cila funksionon në kuadër të Departamentit për Siguri të Atdheut dhe ku mbahen imigrantët që janë në procedurë të deportimit nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë qendër janë mbajtur edhe prindër që janë ndarë nga fëmijët e tyre si pjesë e politikës “zero tolerancë”, e zbatuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Me këtë politikë po synohet pengimi i imigrimit ilegal.

Zëdhënësja e policisë, Loretta Cool, tha se hapja e zjarrit ndodhi gjashtë orë pas një proteste paqësore para kësaj qendre.

Policia e identifikoi sulmuesit e dyshuar si Ëillem Van Spronsen. Ai ia kishte vënë flakën një veture dhe ishte përpjekur që të njëjtën gjë ta bënte me një rezervuar të lëndëve djegëse.

Ky person akuzohej edhe për sulm ndaj një polici gjatë protestës që ishte mbajtur para kësaj qendre në vitin 2018, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat