Ngjarja ‘Storm Area 51’ grumbullon 600 mijë njerëz, shndërrohet në kërcnim për Forcat Amerikane

Amerika

Ngjarja ‘Storm Area 51’ grumbullon 600 mijë njerëz, shndërrohet në kërcnim për Forcat Amerikane

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:17
ilustrim

Forca Ajrore ka lëshuar një paralajmërim ku thotë se më shumë se gjysmë milionë ‘alienë kërkuesit’ planifikojnë të sulmojnë një bazë ushtarake amerikane në shkretëtirën e Nevadës.

Kjo është organizuar edhe si ngjarje në Facebook, ku më shumë se 600,000 njerëz ishin qasur në atë ngjarje.

Kjo ngjarje, e planifikuar të mbahet më 20 shtator, doli të jetë nja shaka, duke pasur parasysh sigurinë e lartë të bazës.

Organizatorët e asaj ngjarjeje thanë se ata mund të lëviznin më shpejtë se plumbat e tyre, por zëdhënësja e Forcave Ajrore, Laura McAndrews, kishte lëshuar një paralajmërim për ta, ku thotë se Forcat Ajrore janë të gatshme për ta mbrojtur Amerikën, dhe nuk do të detyrohet askush të vijë në atë zonë.

Takimi ishte paraparë të bëhet në pjesën turistikë të asaj zone.

Disa teoricientë thonë se qeveria amerikane ka informacione sekrete rreth alienëve dhe se ajo zonë ku ndodhen Forcat Ajrore është vend ku shpesh shikohet nga alienët, por qeveria e mohon ekzistencën e tyre.

“Storm Area 51” është zonë ku stërviten ushtarët amerikan. Ndër vite ajo ka qenë pjesë e shumë konspiracioneve me alienë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat