Rritet numri i emigrantëve drejt SHBA-ve, për t’i ikur dhunës në Meksikë

Amerika

Rritet numri i emigrantëve drejt SHBA-ve, për t’i ikur dhunës në Meksikë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Që nga tetori, gati 700,000 njerëz janë arrestuar duke kaluar kufirin nga Meksika në SHBA, një rritje e madh që nga vitet e mëparshme.

Numri i madh i të sapoardhurve është dëshmuar si një çështje polarizuese. Demokratët kanë cituar ndarjen e familjeve emigrante dhe kanë treguar për kushtet e këqija në qendrat e paraburgimit.

Kurse, Republikanët kanë kërkuar fonde për të forcuar sigurinë në kufi.

Shkaqet që njerëzit migrojnë në SHBA janë të ndryshme, si siguria e familjes, mundësia më e mirë ekonomike, ose shansi për t’i shpëtuar kërcënimit të dhunës.

Këtu jemi fokusuar në historinë e një gruaje, Maria, e cila përfaqëson një nga shumë emigrantët  që kërkojnë të ikin nga Meksika. Në rastin e saj, dhe si shumë të tjerë, ajo ka marrë vendimin për të ikur nga dhuna në El Salvador.

Për gjithçka që ndodh këtu, e gjitha bazohet në përvojat reale të emigrantëve që kanë udhëtuar në Amerikë, përvoja që janë dokumentuar nga grupet e të drejtave, gazetarët dhe avokatët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat