Stuhia Barry, priten shira të rrëmbyer

Amerika

Stuhia Barry, priten shira të rrëmbyer

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:12
SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, Uragani Barry që goditi të dielën tokën në shtetin e Luizianës, u dobësua gradualisht në një stuhi tropikale.

Por Qendra Kombëtare e Uraganëve paralajmëroi se Barry ka rrezik të fuqizohet sërish, duke sjellë shira të rrëmbyer dhe rrezikun e përmbytjeve në disa pjesë të Gjirit të Meksikës dhe në Pjesën e Poshtme të Luginës së Misisipit.

Të hënën parashikohet që stuhia të shkaktojë 50 centimetra shi në këto zona. Uragani Barry shënoi fillimin e stinës së uraganëve në brigjet e Oqeanit Atlantik. Fillimisht erërat kishin shpejtësinë 75 kilometra në orë, por stuhia po lëviz tani drejt veriperëndimit me shpejtësinë 13 kilometra në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat