A do të vijë një dënim i ri për Rusinë nga Amerika?

Amerika

A do të vijë një dënim i ri për Rusinë nga Amerika?

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:01
Donald Trump

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara miratoi një amendament për projektbuxhetin për mbrojtjen 2020 duke ndaluar operacionet me borxhin sovran rus me qëllim që të "ndëshkojë" Rusinë për përzierje në zgjedhjet e kaluara presidenciale në SHBA.

Rreth masave kundër borxhit të shtetit rus në SHBA është folur që nga viti i kaluar. Ekspertët kanë vënë në pah dy skenarë të mundshëm - ndalimin e detyrimeve tashmë të lëshuara të një huaje federale ose ndalimin e atyre të reja.

Opsioni i parë është vlerësuar si më i rrezikshmi dhe në të njëjtën kohë më pak i mundshëm. Një ndalim i plotë do të shkaktonte humbje serioze për kompanitë financiare amerikane dhe evropiane, andaj pritet që lobi me ndikim bankar në Kongres do të protestojë fuqishëm kundër një ligji të tillë.

Megjithatë, sipas kongresistëve, Uashingtoni duhet të ketë një instrument që do të dënojë Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhje, andaj vazhdoi të propozojë kufizime mbi operacionet me letrat me vlerë ruse.

Një variant i miratuar nga Dhoma e Ulët mund të konsiderohet si një kompromis midis politikanëve dhe financuesve - një ndalim është imponuar vetëm për obligimet e reja të kredisë federale.

Përveç kësaj, dokumenti për herë të parë parashikon një mekanizëm për të hequr kufizimet, nëse administrata pranon se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhje, andaj, presidenti, në diskrecionin e tij, pa konsultime me Kongresin, mund të pezullojë në çdo kohë sanksionet, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas njërit prej autorëve të amendamentit, kongresisti demokratë Bred Sherman, këto janë sanksione vërtet të rënda kundër Rusisë.

Ekspertët besojnë se ndalimi padyshim do të ndikojë në tregun financiar rus, por në afat të shkurtër. Investitorët vlerësojnë se nuk ka arsye për panik. Shlyerja e borxheve ekonomike nuk do të përkeqësohet, pasi rezervat shtetërore (518 miliardë dollarë) kompensojnë borxhin e plotë të jashtëm (482 miliardë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat