Clinton: Trump është treguar racist

Amerika

Clinton: Trump është treguar racist

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 00:39
Ish- Sekretarja e ShBA-ve, Hillay Clinton

Ish- Sekretarja e ShBA-ve, Hillay Clinton ka akuzuar presidentin e ShBA-ve, Donald Trump për veprimet e tij raciste ndaj anëtarëve demokratë të Kongresit të cilët janë gra me ngjyrë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një video, ka thënë se këto gra sollën vëmendjen javën e kaluar në që dëshmuan kushtet johumane në kampet e paraburgimit të emigrantëve të kësaj administrate.

Postimi i Hillaryt në facebook:

Gjatë fundjavës, presidenti bëri veprime raciste ndaj anëtarëve demokratë të Kongresit të cilët janë gra me ngjyrë.

Le të mos harrojmë se pse ai i sulmonte ata në radhë të parë:

Ata sollën vëmendjen javën e kaluar pra dëshmuan kushtet johumane në kampet e paraburgimit të emigrantëve të kësaj administrate

“Kur këto gra më thoshin se ata ishin futur në një qeli dhe se lavamani i tyre nuk po funksiononte, dhe ne testuam lavamanin vetë dhe lavamani nuk po punonte, dhe atyre u ishte thënë të pinin ujë nga një tualet. Unë u besoj këtyre grave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat