SHBA, mblidhen ministrat për avancimin e lirisë fetare - Bota Sot
SHBA, mblidhen ministrat për avancimin e lirisë fetare

Amerika

SHBA, mblidhen ministrat për avancimin e lirisë fetare

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:19
Mblidhen ministrat për avancimin e lirisë fetare

Sekretari amerikan i Shtetit tha se të gjithë njerëzit nga çdo vend i botës duhet të lejohen të praktikojnë hapur besimin e tyre dhe të besojnë atë që duan të besojnë. Ai i bëri komentet në Uashington, në hapje të një takimi në nivel ministrash për avancimin e lirisë fetare.

Në takimin disaditor janë ftuar më shumë se 100 delegacione të huaja dhe shumë vende përfaqësohen nga ministrat e jashtëm. Shqipëria përfaqësohet nga ambasadorja Floreta Luli Faber, ndërsa Kosova nga ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli.

Zoti Pompeo tha se angazhimi i Amerikës ndaj lirisë fetare nuk do të lëkundet asnjëherë. Ai tha se gjatë kësaj jave që zhvillohet konferenca, ai do të kërkojë mendimin e të pranishmëve se si mund të avancohet më mirë liria e fesë.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile si dhe nga komunitete të krishtere, myslimane, hebraike, hindu, sik, budiste, Falun Gong dhe preardhjesh të tjera laike.

Të mërkurën, sekretari Pompeo për herë të parë do të ndajë çmimet e Departamentit amerikan të Shtetit për Lirinë Fetare.
Të enjten paradite, zoti Pompeo dhe nënpresidenti i SHBA Mike Pence do të mbajnë fjalime mbi gjendjen e lirisë fetare në botë dhe do të theksojnë lirinë fetare si një përparësi kryesore të politikës së jashtme amerikane. /VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...