Vogëlushi hidhet në traversë, porta përmbyset dhe e vret në vend

Amerika

Vogëlushi hidhet në traversë, porta përmbyset dhe e vret në vend

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:14
Pamje nga video

Ishte duke lozur me një shok në një fushë futbolli, kur befas u hodhën në traversën e portës.

Pak çaste më vonë ndodhi gjëma, pasi porta u përmbys duke i zënë poshtë, ku për njërin prej tyre përplasja e hekurit rezultoi fatale.

Është kjo mënyra tragjike në të cilën gjeti vdekjen një fëmijë 10-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Ngjarja tragjike u ndodh të dielën mbrëma në San Agustín de las Juntas, qendër e vogël në Oaxaca, të Meksikës. Vogëlushi ishte duke lozur me top me një shokun e tij në një fushë të vogël futbolli, kur të dy vendosën që të hidheshin dhe lëkundeshin në traversë e portës, e cila në një moment u përmbys.

Njëri nga dy fëmijët u ngrit menjëherë, ndërkohë që fëmija tjetër mbeti pa ndjenja për shkak të goditjes fatale, ku pavarësisht dërgimit në spital, u deklarua i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat