Pence: SHBA-ja do të nxisë Korenë e Veriut për liritë fetare

Amerika

Pence: SHBA-ja do të nxisë Korenë e Veriut për liritë fetare

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:26
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence theksoi sot se SHBA-ja do ta shtyjë Korenë e Veriut që të respektojë liritë e fetare, si dhe shkëmbimet mes dy vendeve, duke u përqendruar kryesisht në çështjen e denuklearizimit.

“Ndërkohë që presidenti Trump vazhdon të nxisë për denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe për një paqe të qëndrueshme, SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë lirinë fetare për personat e të gjitha besimeve mbi gadishullin korean”, deklaroi Pence gjatë një konference në Uashington mbi lirinë fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat