Tash për tash nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Turqisë - Bota Sot
Tash për tash nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Turqisë

Amerika

Tash për tash nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Turqisë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:15
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po shikojnë në drejtim të vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se veprimi i Ankarasë e bën të pamundur pjesëmarrjen e saj në programin e aeroplanëve luftarak amerikan F-35.

Menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump, u shënua rritje e vlerës së monedhës turke.

Shtetet e Bashkuara kishin kundërshtuar pandërprerë planet e Turqisë, për blerjen e sistemit mbrojtës nga Rusia.

Uashingtoni ka thënë se ky sistem paraqet rrezik për aeroplanët luftarakë amerikanë.

Por, Ankaraja vazhdoi me planet e saj, dhe tashmë një pjesë e këtij sistemi ka arritur nga Rusia në Turqi.

Disa ditë më parë, presidenti Trump, e fajësoi paraardhësin e tij, Barack Obama, për shkak të ngecjeve për të furnizuar Turqinë me sistemin amerikan të mbrojtjes raketore të quajtur “Patriot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...