Vendos statujën e Budës në rrugë, krimi ulet me 82% - Bota Sot
Vendos statujën e Budës në rrugë, krimi ulet me 82%

Amerika

Vendos statujën e Budës në rrugë, krimi ulet me 82%

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:55
Statuja e Budës

Një burrë, jo besimtar, nga Oakland, në Ohio, SHBA, arriti që të reduktojë thuajse në zero, krimin në lagjen e tij, as më shumë dhe as më pak, por duke vendosur një statujë të Budës, të cilën e bleu në një dyqan të zonës.

Lagja mes 11th Avenue dhe East 19th Street, ishte më parë një zonë e “vështirë” e Oakland, për shkak se kishin ndodhur krime të çdo natyre, që nga vandalizmi, shpërndarja e drogë, grabitjet dhe prostitucioni.

Gjithçka deri kur një nga banorët, Dan Stevenson, bleu një statujë të Budës, 60 centimetra të lartë dhe e vendosi në anë të rrugës, përballë shtëpisë së tij.

Zgjedhja për të vendosur statujën e Budës nuk ka lidhje fetare, por Stevenson e bëri, pasi mendon se është më “neutral” dhe se do të kishte zgjedhur Krishtin apo Muhamedin, në rast se nuk do të kundërshtoheshin nga shumë persona.

Stevenson shpresonte se prania e statujës do të sillte një lloj qetësie, ose të paktën të bënte njerëzit të mendoheshin dy herë para se të hidhnin plehrat në zonë. Ajo që me siguri nuk priste, ishte që statuja të krijonte një efekt zinxhir, i cili do të çonte në një transformim total të lagjes së tij.

Gjëja e parë që u vu re, është se plehrat u zhdukën, pasi banorët nisën të pastronin plehrat, ashtu sikundër shpërndarësit e drogës dhe prostitutat nisën që të largohen nga zona. Që nga koha kur Stevenson vendosi statujën, në vitin 2012, shkalla e kriminalitetit në gjithë lagjen u ul me 82%.

“Është kthyer në një ikonë për gjithë zonën. Ka shumë besimtarë budistë që bisedojnë me të. Është kthyer në një vend takimi dhe qetësie. Rezultoi thjesht fantastik”, shprehet Dan Stevenson.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...