SHBA e zhgënjyer nga bashkëpunimi i Turqisë me ushtrinë ruse

Amerika

SHBA e zhgënjyer nga bashkëpunimi i Turqisë me ushtrinë ruse

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:01
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, lidhur me blerjen e sistemit ajror të mbrojtjes nga Rusia.

Komponentet e para të sistemit rus të mbrojtjes S-400 kanë arritur në Turqi ditë më parë, gjë që ka shkaktuar tensione midis dy aleatëve të NATO-s.

SHBA-ja dhe zyrtarët e NATO-s kanë kundërshtuar gjatë përfshirjen e Turqisë në blerjen e sistemit të mbrojtjes nga Rusia, duke e konsideruar të papërshtatshëm me sistemet ushtarake të Aleancës Veri-atlantike.

Uashingtoni kishte paralajmëruar se blerja e këtij sistemi pason sanksione si dhe bllokimin e blerjes së avionëve F-35 nga SHBA.

Pentagoni njoftoi se pjesëmarrja e Turqisë në programin e furnizimit me aeroplanë ushtarakë amerikanë F-35 është e pamundur, për shkak të instalimit të sistemit rus.Ligjvënësit në Uashington kanë thënë këtë javë se presidenti Donald Trump duhet të vendosë sanksionet duke u bazuar në ligjet e SHBA-së, dhe të ndëshkojë ata që bëjnë biznes me ushtrinë ruse.

Presidenti Donald Trump, tha javën e kaluar se ende nuk është e qartë nëse do të vendosen sanksione ndaj Turqisë dhe se gjendet në një situatë mjaft të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat