Trump hedh poshtë pretendimet e Iranit se ka dënuar me vdekje disa spiunë të CIA-s

Amerika

Trump hedh poshtë pretendimet e Iranit se ka dënuar me vdekje disa spiunë të CIA-s

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:35
Hassan Rouhani

Irani thotë se ka arrestuar 17 spiunë që sipas tij po punonin për CIA-n dhe i dënuan disa prej tyre me vdekje.

Ministria e inteligjencës tha se të dyshuarit kishin mbledhur informacione në sektorë jetikë – duke përfshirë fushat ushtarake dhe bërthamore të aktivitetit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se raporti është “krejtësisht i rremë”.

Tensionet janë përshkallëzuar në javët e fundit mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Presidenti Trump vitin e kaluar e la marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me iranianët dhe SHBA-të kanë imponuar sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj tyre.

Irani bëri njoftimin në mediat shtetërore, duke thënë se spiunët e dyshuar ishin arrestuar deri në mars të këtij viti, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat