Trump optimist për një marrëveshje me demokratët për buxhetin

Amerika

Trump optimist për një marrëveshje me demokratët për buxhetin

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:56
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ka gjetur një marrëveshje me opozitën demokrate për buxhetin, duke shmangur në këtë mënyrë perspektivën e një paralize të administratës federale deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

"Jam i lumtur t’ju bëj me dije se është gjetur një marrëveshje në lidhje me buxhetin për dy vitet e ardhshme dhe tavanin e borxhit”, shprehej në një postim në Twitter presidenti amerikan, duke përmendur një “kompromis të vërtetë”.

Kjo marrëveshje ka të bëjë në veçanti me heqjen e tavanit të borxhit të SHBA-së për të shmangur një kolaps në pagesa.

Ai parashikon gjithashtu rritjen e shpenzimeve publike duke hequr tavanin buxhetor në fushën e mbrojtjes dhe për investimet kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat