Mark Esper zgjedhet Sekretar i Mbrojtjes i SHBA’së

Amerika

Mark Esper zgjedhet Sekretar i Mbrojtjes i SHBA’së

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:51
Mark Esper

Senati amerikan votoi me shumicë dërmuese pro emërimit të Mark T. Esper si Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së

Konfirmimi i Esper i jep fund një boshllëku prej disa muajsh të krijuar që kur Jim Mattis dha dorëheqje vitin e kaluar, pas mosmarrëveshjeve lidhur me politikat e Presidentit Donald Trump.

Votimi reflektoi mbështetjen e gjerë dypartiake për Esper – i cili ka kaluar shumicën e karrierës së tij në ushtri dhe në qeveri – në një kohë kur vendi po ballafaqohet me kërcënime të ndryshme të sigurisë kombëtare dhe po konsideron ndërmarrjen e masave ushtarake ndaj Iranit.

Shumë prej tyre gjithashtu e shohin konfirmimin e Esper-it si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të autoritetit në Pentagon që është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me rrethin e brendshëm të Trump-it dhe të këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Esper, 55 vjeçar, ka shërbyer si Sekretar i Ushtrisë që nga fundi i vitit 2017, më parë ka punuar në Capitol Hill në cilësinë e zyrtarit të lartë republikan, si dhe ka mbajtur pozita të larta në Pentagon dhe në Fondacionin Konservator të Trashëgimisë.

Ai gjithashtu shërbeu për më shumë se një dekadë në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat