Babai harron binjakët 1 vjeçarë në makinë, mbesin pa jetë nga asfiksia

Amerika

Babai harron binjakët 1 vjeçarë në makinë, mbesin pa jetë nga asfiksia

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:21
Foto

Një tragjedi që ka tronditur mbarë opinion amerikanë, ka ndodhur së fundmi në qytetin e New Yorkut.

Bëhet fjalë për vdekjen e dy binjakeve vetëm 1 vjeç brenda një automjeti, në një lagje të këtij qyteti.Një vdekje tmerrësisht tragjike pasi të miturit ishin harruar në makinë për 8 orë me radhë nga babai i tyre 39 vjeçar, i cili kishte parkuar makinën fillimisht në parkimin e një spitali në Bronx, aty ku punonte, por duke i harruar fëmijët brenda.

Djali dhe vajza e tij, binjake 1 vjeçare, kanë vdekur mesa duket si pasojë e mungesës së ajrit, ndonëse ende policia nuk është nxituar të japë detaje pasi duhet pritur autopsia.

Mariza dhe Phoenix Rodriguez u gjetën pa jetë në makinë. Autoritetet thonë se temperaturat maksimalisht të larta që kanë thyer rekordin e 40 viteve të fundit në New York kanë ndikuar që binjaket e vegjël të kenë këtë fat tragjik.

Babai 39 vjeçar është marrë në pyetje nga autoritetet dhe tani për tani është përjashtuar lënia me qëllim në makinë e dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat