Katër persona të vdekur nga të shtënat në festival, përfshirë të dyshuarin

Amerika

Katër persona të vdekur nga të shtënat në festival, përfshirë të dyshuarin

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:14
Ilustrim

(E plotësuar) - Shefi i policisë së qytetit Gilroy në Kaliforni, Scot Smithee, ka thënë se katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri në një festival të ushqimit.

Në mesin e të vdekurve është edhe i dyshuari, që është qëlluar nga policia, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Agjentët nga Byroja Federale, për alkool, duhan, të shtëna me armë zjarri dhe mjete shpërthyese kanë shkuar në skenën e incidentit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit NBC se sulmuesi ka qenë një njeri i bardhë në të 30-at e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz të habitur dhe duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt.

I organizuar për herë të parë më 1979, Festivali i Hudhrës në Gilroy, ka qenë në përfundim të ditës së tretë dhe të fundit për këtë vit.

Ai njihet për akullore me hudhër, gara me ushqim dhe muzikë argëtuese.

Ky festival organizohet nga vullnetarë të komunitetit, të cilët mbledhin të holla për shkollat lokale, bamirësi dhe organizata joqeveritare.

***

Sulmi ka ndodhur në një festival ushqimor në Kaliforni.

Tre persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur nga të shtënat në një festival ushqimor në Kaliforni, konfirmuan policët lokalë.

Një person i armatosur është qëlluar me vdekje nga policia, edhe pse është e paqartë nëse ka një të dyshuar të dytë në përgjithësi.

Festivali i hudhrës Gilroy ishte gati të mbaronte për fundjavën të dielën në mbrëmje, kur u dëgjuan të shtëna.

Një burrë i racës së bardhë në fillim ose në mes të 30-ave kishte shtënë me pushkë”, tha dëshmitari okular Julissa Contreras për NBC.

Videoja e postuar në mediat sociale tregoi njerëzit që iknin nga festivali, 30 milje (48 km) në jug të San Jose.

“Çfarë po ndodh?” zëri i një gruaje kërkon në një video. “Kush do të sulmonte në një festival të hudhrës?”. Policia ka thënë se skena është “akoma aktive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat