Përplasje mes bandave në një burg në Brazil, 57 të vdekur

Amerika

Përplasje mes bandave në një burg në Brazil, 57 të vdekur

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:08
Ilustrim

Bandat rivale u përplasën për më tepër se pesë orë.

Të paktën 57 njerëz janë vrarë në një trazirë burgu në Brazil e cila solli përplasjen e bandave rivale për pesë orë, thonë zyrtarët, raporton “Bbc”.

Anëtarët e bandave nga një bllok burgu pushtuan një pjesë tjetër të burgut Altamira në shtetin Para.

Dhuna filloi rreth orës 07:00 me kohën lokale të hënën dhe mbaroi rreth mesditës, thanë zyrtarët.

Anëtarët e bandës së Comando Classe A (CCA) i vunë zjarr një qelie ku u mbajtën anëtarët rivalë të bandave nga Comando Vermelho (Komanda e Kuqe), tha qeveria e shtetit Para në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat