Senati amerikan s’arrin t’ia bllokojë Trumpit shitjen e armëve Arabisë Saudite

Amerika

Senati amerikan s’arrin t’ia bllokojë Trumpit shitjen e armëve Arabisë Saudite

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:01
Pamje nga takimi

Senati i Shteteve të Bashkuara ka dështuar në përpjekje për ta bllokuar shitjen kundërthënëse të armëve në Arabinë Saudite. Marrëveshja për shitjen e armëve është përkrahur nga presidenti Trump dhe kap vlerën e 8.1 miliardë dollarëve.

Dështimi i Senatit erdhi pasi presidenti vendosi ta përdorë veton presidenciale për t’i tejkaluar rezolutat e miratuara nga dy dhomat e Kongresit, me të cilat kërkohej bllokimi i shitjes së armëve në Arabinë Saudite.

Analistët kanë frikë se këto armë mund të përdoren kundër civilëve në konfliktin e Jemenit. Sidoqoftë, presidenti amerikan ka thënë se bllokimi i shitjes së armëve do ta dobësonte pozitën e Amerikës në konkurrencën botërore.

Ai gjithashtu tha javën e kaluar se një veprim i tillë mund t’i dëmtojë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët.

Në maj të këtij viti, administrata e Trumpit kishte njoftuar se është duke i zhvilluar procedurat për shitjen e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Presidenti amerikan e kishte arsyetuar këtë shitje me kërcënimin që vjen nga Irani, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat