Trump i ofron ndihmë Putinit për zjarret në Siberi

Amerika

Trump i ofron ndihmë Putinit për zjarret në Siberi

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:12
Vldamir Putini dhe Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka ofruar ndihmë Rusisë që të përballet me zjarret në pyjet e Siberisë, teksa synon të përmirësojë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.

Trump ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin për t’i bërë këtë ofertë, ka thënë Kremlini në faqen e tij në internet.

Putin është thënë të ketë shprehur “mirënjohje të sinqertë” ndaj Trumpit për shqetësimin e tij dhe se mund të pranojë këtë ofertë nëse situata përshkallëzohet.

Megjithatë, presidenti rus nuk e ka specifikuar se çfarë ndihme i ka ofruar Trumpi.

Zjarret në Siberi janë nxitur nga temperaturat që kanë arritur mbi 30 gradë Celsius dhe erëra që kanë qenë të forta, ka thënë Agjencia Pyjore e Rusisë.

Këto zjarre që janë duke vazhduar për disa ditë tani në Siberi, kanë detyruar mijëra persona që të largohen. Rusia ka shpallur emergjencë kombëtare në pesë rajone siberiane dhe ka angazhuar trupat ushtarake për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

Putin ka theksuar se kjo telefonatë e Trumpit është shenjë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jenë në gjendje që një ditë të përmirësojnë marrëdhëniet.

Të dy liderët janë pajtuar për të vazhduar bisedat telefonike dhe takimet me njëri-tjetrin.

Prej kur ka ardhur në pushtet më 2017, Trump ka synuar që të përmirësojë marrëdhëniet dhe të ndërtojë lidhje të ngushta me Putinin, pavarësisht pse Kongresi, komuniteti i inteligjencës dhe shumë anëtarë tjerë të administratës së tij janë kundër kësaj qasjeje.

Marrëdhëniet amerikane me Rusinë janë tensionuar dhe janë në nivelin më të ulët prej periudhës së Luftës së Ftohtë, pasi Kremlini ka ankesuar Gadishullin e Krimesë më 2014, ka mbështetur separatistë që luftojnë në Donbas, si dhe ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat