Babai harron binjakët në makinë dhe ikën në punë, vdesin nga i nxehti

Amerika

Babai harron binjakët në makinë dhe ikën në punë, vdesin nga i nxehti

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:02
Juan Rodriguez dhe binjakët

I la fëmijët e tij binjakë në makinë, djalë dhe vajzë 1 vjeç, i bindur se i kishte lënë në çerdhe dhe shkoi nxitimthi në punë.

Vetëm pak orë më vonë kuptoi gabimin, por kur shkoi në makinë ishte shumë vonë, dy vogëlushët kishin vdekur.

Është kjo ajo që ka ndodhur në New York, ku Juan Rodriguez, një veteran lufte në Irak, në pritje të procesit gjyqësor u la i lirë me kusht, pasi pagoi 100 mijë dollarë.

Burri akuzohet për vrasje të qëllimshme, pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme për pafajësi.

Siç shpesh u ndodh personave që jetojnë momente të forta stresi, edhe në këtë rast, veterani i luftës ishte i bindur se i kishte lënë fëmijët, Luna dhe Phoenix, në çerdhe, për të vijuar më tej në vendin e punës.

Rodriguez më parë kishte lënë në kopsht, djalin e madh 4 vjeç. Dy fëmijët gjetën vdekjen të premten e kaluar, më 26 korrik, pas shumë orëve të kaluara në makinën e mbyllur, teksa temperaturat e brendshme i kishin kaluar 42 gradë.

Nëna e fëmijëve, Marissa Rodriguez tha për mediat se, “Ky është makthi më i madh i të gjithëve. Çdo gjë që bëj më kujton fëmijët e mi të ëmbël dhe të bukur. Edhe pse po vuaj më shumë nga sa mund të imagjinohet, e dua sërish tim shoq. Është një njeri i mirë dhe një baba i zoti, i cili nuk do të bënte kurrë asgjë me qëllim, për të lënduar fëmijët tanë. Nuk do e kaloj kurrë këtë humbje të tmerrshme dhe e di që ai nuk do ia falë kurrë vetes këtë gabim. Ishte një incident tragjik, por kam nevojë për të pranë, për ta kaluar këtë moment bashkë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat