Burri tenton ta helmojë me kafe, gruaja vendos fshehurazi kamera dhe e zbulon

Amerika

Burri tenton ta helmojë me kafe, gruaja vendos fshehurazi kamera dhe e zbulon

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:54
Therese Kozlowski dhe Brian

Tentoi që ta helmonte, ditë pas dite. Therese Kozlowski kishte vënë re se sa herë që i shoqi Brian 22 vjeç, i përgatiste kafenë, ajo bëhej keq.

Kështu vendosi fshehurazi kamera sigurie, për të kuptuar se çfarë ndodhte në kuzhinë.

27-vjeçarja zbuloi se të gjitha herët, burri i shtonte diçka në kafe dhe kështu e denoncoi.

Therese pasi vuri kamerat në shtëpinë e tyre në Macomb Township, në Michigan, kuptoi se i shoqi i hidhte helm.

Qysh prej vitit 2018, muaj pas muaji dhe ditë pas dite, tentoi që ta helmonte, në pritje që të ndaheshin. Dy të rinjtë ishin duke u ndarë, por vajza nuk mendoi asnjëherë se ai donte ta vriste.

Në disa raste kishte vënë re se pasi pinte kafenë ndihej e lodhur, e përgjumur dhe kishte rrezikuar që të flinte, edhe teksa i jepte makinës.

Në seancën e mbajtur më 1 gusht gjykata e gjeti fajtor të riun, duke e dënuar me 60 ditë fundjave të kaluara në burg. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat