Rritet numri i viktimave në Teksas, publikohen pamje të reja

Amerika

Rritet numri i viktimave në Teksas, publikohen pamje të reja

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:19
Teksas

(E plotësuar) -  Numri i viktimave të sulmit në Shtetin e Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kaluar shifrën 20.

Ndërsa raportohet se 22 të tjerë janë të lënduar, ndër ta edhe një foshnje katër muajshe. Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, numri i viktimave mund të rritet.

Sipas policisë, i dyshuari është një djalosh 21 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është konfirmuar. Për këtë sulm janë arrestuar tre persona.

Në media sociale shkruhet se sulmuesi ka lënë një shkrim në disa faqe të ndryshme në internet. Kjo ka rritur shqetësimin se ky sulm mund të ketë motive naziste dhe ideologji ekstreme të djathtë

Image

***

Së paku 18 persona janë vrarë në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit.

Sulmi ka ndodhur këtë të shtunë në dyqanin e rrjetit të njohur, “Walmart”, ndërsa janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Policia përmes rrjetit social, Twitter ka njoftuar për incidentin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen zonës.

Ndërsa janë publikuar edhe pamjet e para të sulmuesit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat