Publikohen pamjet nga sulmi në Teksas

Amerika

Publikohen pamjet nga sulmi në Teksas

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 06:52
Pamje nga videoja

Sipas “CNN”, të paktën 22 persona janë plagosur në sulmin që ka ndodhur në Teksas tê SHBA-së. Një i dyshuar për sulmin është dërguar në paraburgim.

11 të plagosur janë dërguar për në Qendrën Mjekësore “Del Sol”, ka thënë zëdhënësi i spitalit, Victor Guerrero, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në Universitetin e Mjekësisë së El Pasos.

Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet ende.

Polica është njoftuar për sulmin në orën 10 të mëngjesit si dhe për fillim nuk është ditur vendi se ku saktësisht kishte ndodhur sulmi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë agjentët e FBI-së dhe departamenti i policisë lokale në mënyrë që të ju ndihmojnë autoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat