Të shtënat me armë në Teksas, 20 të vdekur. Arrestohet një 21-vjeçar si i dyshuar, ngjarja “ngre në këmbë” presidentin Trump

Amerika

Të shtënat me armë në Teksas, 20 të vdekur. Arrestohet një 21-vjeçar si i dyshuar, ngjarja “ngre në këmbë” presidentin Trump

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 07:02
Sulmusi

Hapet zjarr në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur para pak orësh ku një person ka hapur zjarr në një qendër tregtare, duke lënë të vrarë të paktën 20 persona si dhe 22 të tjerë të plagosur.

I dyshuari për sulmin e tmerrshëm është një djalë 21-vjeçar, por policia ka arrestuar disa persona deri më tani.

Për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit.

Nderkaq mediat të ndryshme kanë publikuar video nga sulmi, që tregon panikun e madh te qytetarët. 

Nuk ka ende detaje nëse kemi të bëjmë me ndonjë sulm terrorist.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat