SHBA tronditet sërish, 9 të vdekur nga të shtënat në Ohio

Amerika

SHBA tronditet sërish, 9 të vdekur nga të shtënat në Ohio

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke lënë 16 të plagosur.

Sipas përditësimeve më të fundit nga ”Dayton Daily News”, policia ndërhyri pasi raportoi praninë e një të dyshuari të armatosur, në qendër të distriktit të Oregonit.

Ajo hapi zjarr kundër tij dhe e vrau, ndërkohë që një person i dytë i dyshuar është larguar me një makinë.

Image

Ngjarja e rëndë pason atë të El Pasos në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.

Autori ishte një 21 vjeçar. 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar i Teksasit publikoi në internet një postim me një gjuhë urrejtjeje ku akuzonte komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.

***

Pas sulmit në Teksas ku mbetën të vdekur 21 persona, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dayton përkatësisht në shtetin e Ohios.

Gjatë mesnatës me orën lokale të SHBA-së, një person ka shtënë me armë duke lënë të vdekur 12 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur afër një klub nate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat