Identifikohet i dyshuari për sulmin në Ohio

Amerika

Identifikohet i dyshuari për sulmin në Ohio

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:40
Është identifikuar personi i armatosur i cili dyshohet të ketë gjuajtur në Dayton, thotë policia.

Është identifikuar personi i armatosur i cili dyshohet të ketë gjuajtur në Dayton, thotë policia.

Shefi i policisë tha se hetimi po zhvillohet ndërsa po fliste në një konferencë për shtyp bashkë me kryetaren e Dayton në Ohio, Nan Whayel.

“Ne e kuptojmë se publiku dëshiron ta dijë se kush është ky person”,tha ai.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i dhënë përgjigje publikut se cili është motivi për këtë krim”.

Sipas Policisë së Dayton, sulmi ka ndodhur pas mesnatës dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat