Sulmi në El Paso, 'terrorizëm i brendshëm'

Amerika

Sulmi në El Paso, 'terrorizëm i brendshëm'

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:17
Foto

Një gjuajtje me armë zjarri në një supermarket në shtetin Teksas të SHBA-së që la 20 të vdekur po hetohet si terrorizëm i brendshëm, thanë sot zyrtarët.

Një 21-vjeçar i bardhë u arrestua në qytetin El Paso, afër kufirit me Meksikën.

Ai besohet të ketë postuar një dokument në internet duke e quajtur sulmin një përgjigje ndaj "pushtimit hispanik të Teksasit", transmeton KosovaPress.

Burri mund të përballet për krime të urrejtjes dhe akuza për armë zjarri, për të cilat mund të dënohet me vdekje.

I dyshuari hapi zjarr mbi Walmart të mbushur me njerëz dhe u dorëzua pasi u përball me oficerët jashtë dyqanit.

Sulmi i së shtunës la gjithashtu 26 të plagosur.

"Ne jemi duke e trajtuar këtë si një çështje të brendshme terroriste," tha avokati i SHBA për Rrethin Perëndimor të Teksasit John Bash në një konferencë për shtyp, duke shtuar se sulmi ishte "për të frikësuar popullatën civile”.

Burri besohet të jetë autori i një teksti të postuar në 8chan, një bord mesazhesh në internet që përdoret shpesh nga e djathta, i cili përshkruan një "zëvendësim kulturor dhe etnik të sjellë nga një pushtim", duke aluduar për njerëzit hispanikë në SHBA.

Dokumenti me katër faqe, që raportohet se ishte postuar rreth 20 minuta para se policia të merrte thirrjen e parë urgjente, gjithashtu shpreh mbështetje për personin e armatosur që vrau 51 persona në Zelandën e Re, në mars.

Burri i dyshuar në media si Patrick Crusius, jeton në Allen, në rajonin e Dallasit, rreth 1,046 kilometra larg El Paso. Ende nuk është e qartë se sa herët para sulmit ai kishte arritur në qytet. Ai është treguar bashkëpunues me hetuesit, tha policia, sipas së cilës sulmuesi kishte vepruar krejt i vetëm gjatë gjithë sulmit.

Të shtënat, të cilat besohen të jenë në mesin e tetë bilanceve më të larta vdekjeprurëse në historinë moderne të SHBA-së, ndodhën në qytetin ku shumica prej 680,000 banorëve janë me prejardhje hispanike.

Emrat e viktimave nuk janë bërë ende të ditura, por presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador tha se tre shtetas meksikanë janë mesin e viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat