Shtëpia Bardhë mbrohet nga ‘pamja e rrugës’ - Bota Sot
Shtëpia Bardhë mbrohet nga ‘pamja e rrugës’

Amerika

Shtëpia Bardhë mbrohet nga ‘pamja e rrugës’

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:49
Shtëpia e Bardhë

Një gardh më i lartë rreth Shtëpisë së Bardhë, i cili do të kushtojë 64 milionë dollarë, do ta fshehë atë nga pamja e rrugës.

Turistët që duan të bëjnë fotografi të përsosura të Shtëpisë së Bardhë, deri më tani nuk kanë mundur t’iu shmangen mbështetëseve të metalta të zeza për parkimin e biçikletave, të vendosura si një mbrojtje shtesë kundër kapërcimit të mundshëm brenda zonës së objektit.

Por, përpara vizitorëve, tani është një gardh i gjatë i bardhë, i përkohshëm prej druri, që ndërhyn në pamjen e pallatit.

Dhe kjo nuk është e tëra: Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Shërbimi sekret po zbatojnë një projekt prej 64 milionë dollarësh për të ngritur një gardh të përhershëm çeliku, deri në 3.96 metra të lartë, dy herë më të madh se sa gardhi që po zëvendësohet.

Ndërtimi pritet të zgjasë deri në vitin 2021, transmeton KosovaPress.

Turistët që vijnë për të parë Shtëpinë e Bardhë, para së gjithash, ankohen për shkak të gardhit,  pasi zona përreth pallatit tani është një "zonë ndërtimi".

Një numër kërcënimesh për sigurinë e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë një njeri të armatosur që hyri në ndërtesë në vitin 2014, kanë bërë që zyrtarët të konkludojnë se është koha për një gardh më të lartë dhe më të madh, që është përgjegjësi e Shërbimit sekret, i cili mbron Shtëpinë e Bardhë,  presidentin dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë.

 

Faza e parë e ndërtimit filloi në korrik të këtij viti. Ndërtimi i mëvonshëm do të sjellë përmirësime në gardhin rreth Departamentit të Thesarit dhe ndërtesës së Zyrës Ekzekutive të Aisenhower, të cilat janë në të dy anët e Shtëpisë së Bardhë.

Janë planifikuar tetë faza të ndërtimit të gardhit prej çeliku 1,067 metra të gjatë.

Shërbimi sekret nuk pranoi të diskutojë mbi karakteristikat moderne të gardhit të ardhshëm dhe pajisjet që do të instalohen pranë tij.

 

Shtëpia e Bardhë do të mbetet disi e dukshme nga të gjitha drejtimet gjatë punimeve, dhe vizita e turistëve në ambientet e saj festive do të vazhdojë si zakonisht.

Ajo që do të zhduket në të ardhmen e parashikueshme do të jetë një vështrim kryesor në shtëpinë dhe zyrën e presidentit, i njohur për foto të panumërta turistike.

Projekti i ri i u miratua në vitin 2017 nga Komisioni i Arteve të Bukura dhe Komisioni Kombëtar i Planifikimit të Kapitalit. Kontrata prej 64 milionë dollarësh u nda në qershor 2018.

Në shtator 2014, një shtetas nga Teksasi, i pajisur me thikë, u ngjit mbi gardhin e vjetër, vrapoi në oborr dhe hyri në Shtëpinë e Bardhë, ku u kap nga Shërbimi sekret në katin e parë.

Vjetërsia e gardhit detyroi shërbimet e sigurisë të instalojnë mbështetëse për biçikleta metalike për të formuar një pengesë të dytë të përkohshme.

Disa muaj pasi Trump mori pushtetin në vitin 2017, hyrja e publikut në pjesën  jugore të Shtëpisë së Bardhë është kufizuar pasi një banor i Kalifornisë u ngjit mbi gardh dhe bredhi në oborr për 17 minuta para se të zbulohej nga Shërbimi sekret. Trump dhe familja e tij ishin në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...