Adoleshenti dënohet me burgim të përjetshëm pasi mbyti motrën për shkak të ‘password-it të WIFI’

Amerika

Adoleshenti dënohet me burgim të përjetshëm pasi mbyti motrën për shkak të ‘password-it të WIFI’

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:42
Kevon Watkins dhe motra e tij

Një adoleshent është burgosur përjetë pasi një zënkë mes tij dhe motrës së tij rreth fjalëkalimit të Wireless-it ka përfunduar me fatalitet.

Kevon Watkins 18 vjeçar, kishte ndërruar ‘password’in e internetit në mënyrë që të parandalonte anëtarët tjetër të familjes që ta përdornin atë në mënyrë që vet të luante lojëra ‘online’ në shtëpinë e tij në Macon të Georgia të SHBA-së më 2 shkurt 2018.

Nëna e tij i kishte kërkuar atij që ta tregonte fjalëkalimin, derisa motra Alexus u përfshi në debat pas frikës së ai do ta sulmonte të ëmën, shkruan Metro.co.uk.

Aty vëlla e motër nisën grindjen derisa nëna nuk mundi t’i ndante dhe vendosi ta telefononte policinë.

Kevon e mbajti Alexus për 15 minuta mbajtur për fyti dhe e kishte lëshuar tek kur kishte arritur policia.

Alexus ishte pa ndjenja dhe tentativat për ta kthyer atë në jetë me CPR kishin dështuar. Në spital ishte konfirmuar se ajo ka vdekur si pasojë e asfiksisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat