Nëna rrëmben vajzën 4 vjeçe dhe ia dorëzon një pedofili… për inat të ish-it

Amerika

Nëna rrëmben vajzën 4 vjeçe dhe ia dorëzon një pedofili… për inat të ish-it

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 15:02
Carmen Howe me vajzën

I rrëmben vajzën 4 vjeçe, ish-partnerit të saj dhe ia dorëzon pedofilit. 23-vjeçarja Carmen Howe, u arrestua nga policia amerikane e New Orleans, pasi policia e gjeti vajzën disa qindra kilometra larg shtëpisë së saj, teksa duhet të ndodhej me të atin.

Pas denoncimit të burrit, nisën kërkimet, të cilat provuan se vajza ishte në duart e një pedofili në Texas, duke bërë që të nisin kërkimet për ta shpëtuar.

Druhej se burri mund ti bënte diçka të keqe, apo ta shiste te pedofilë të tjerë, duke e përdorur për të prodhuar materiale pedo-pornografike.

Kështu agjentët zbuluan një trafik të vërtetë qeniesh njerëzore, ku ishin përfshirë edhe të mitur të tjerë.

Vogëlushja i ishte besuar të atit nga gjyqtari, por nëna nuk e kishte pranuar kurrsesi një situatë të tillë, kështu me rrëmbimin e vajzës dhe dorëzimin në duart e pedofilit, kishte menduar që të ndëshkonte ish-partnerin.

Gjatë arratisë në mes të muajit korrik, Carmen, kishte telefonuar ish-in dhe në këtë mënyrë arriti të lokalizohej nga policia. Tashmë ajo akuzohet për prostitucion, rrëmbim dhe thyerje të urdhrit të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat