Mbrojtën foshnjen 2 muajsh nga sulmi me armë, nëna dhe babai ndërrojnë jetë

Amerika

Mbrojtën foshnjen 2 muajsh nga sulmi me armë, nëna dhe babai ndërrojnë jetë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 07:58
Jordan dhe Andre Anchondo

Sulmi me armë që ndodhi të dielën në El Paso, Texas i mori jetën 22 personave, përfshirë një foshnje dy muajsh.

Jordan dhe Andre Anchondo arritën të shijonin vetëm pak javë anëtarin e ri në familje, pasi humbën jetën në sulmin që dyshohet se ishte terrorist. Ata ishin në dyqanin Ëalmart për të blerë objekte shkolle për vajzën e tyre 6 vjecare kur nisën të shtënat.

Instikti i nënës bëri që Jordan të mbrojë menjëherë djalin, ndërkohë që babai u hodh përballë tyre. Fatmirësisht vogëlushi mbijetoi. Por cifti, i cili sapo kishte festuar 1-vjetorin e martesës, ndërroi jetë.

“Foshnja e ka akoma gjakun e nënës në trup. Ti shikon gjëra të tilla dhe nuk mendon kurrë se do i ndodhë familjes tënde”, tha një i afërm i ciftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat