Kreu i “Komandës së Kuqe”, maskohet si vajza e tij për tu arratisur nga burgu, por nervozizmi ‘e tradhëton’ - Bota Sot
Kreu i “Komandës së Kuqe”, maskohet si vajza e tij për tu arratisur nga burgu, por nervozizmi ‘e tradhëton’

Amerika

Kreu i “Komandës së Kuqe”, maskohet si vajza e tij për tu arratisur nga burgu, por nervozizmi ‘e tradhëton’

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:55
Clauvino da Silva

Më shumë sesa e çuditëshme duket e pabesueshme mënyra që zgjodhi një i burgosur të arratisej nga burgu.

Kreu i një bande braziliane, Clauvino da Silva u përpoq të arratisej duke u maskuar si vajza e tij, gjatë kohës kur ajo e vizitoi atë pas hekurave.

Sikurse raporton ‘Bild’, pasi u transformua si vajza e tij, Clauvino la qelinë duke dalë nga dera kryesore e burgut, në vend të vajzës së tij.

Ajo që e bëri atë të dyshimtë ishte nervozizmi.

Zyrtarët e burgut thanë se nervozizmi i shfaqur nga Clauvino da Silva, i njohur gjithashtu si “Shorty”, teksa përpiqej të linte burgun, e bëri që policia të reagonte në kohë dhe të bëntë arrestimin e tij.

Plani i tij ishte me sa duket të linte vajzën e tij 19-vjeçare brenda burgut. Policia po shikon rolin e saj, pasi ka dyshime se është bashkëpuntore në përpjekjen e dështuar të arratisjes së babait të saj nga burgu Gericinó, që ndodhet Rio de Janeiro.

Autoritetet thonë se da Silva ishte pjesë e udhëheqjes së Komandës së Kuqe, një nga grupet më të fuqishme kriminale në Brazil që kontrollonte trafikun e drogës në një pjesë të madhe të Rios.

“Pas përpjekjes së dështuar për arratisje, da Silva u transferua në një njësi të një burgu me siguri maksimale dhe do të përballet me sanksione disiplinore”, thanë zyrtarët.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...