Zhurma e motorit frikëson qytetarët, ikin nga Times Square

Amerika

Zhurma e motorit frikëson qytetarët, ikin nga Times Square

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:31
Times Square

Zhurma e madhe e ndezjes së motorëve dhe shpërthimi i shkarkimit shkaktoi panik në mesin e qytetarëve që po largoheshin nga Times Square, tha policia e Nju Jorkut.

Policia tha në llogarinë e saj në Twitter se nuk kishte të shtëna me armë në Times Square, por se motorët që lëviznin atje prodhuan një tingull të ngjashëm, raporton AP.

Për shkak të kësaj, policia mori shumë thirrje, derisa u bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen.

"Times Square është shumë i sigurt," tha policia.

Disa media kanë raportuar se tingulli i motorit ishte menduar nga qytetarët të ishte një shpërthim, duke bërë që ata të iknin në ndërtesa dhe dyqane.

Kjo frikë e qytetarëve u shkaktua nga të shtënat e fundit në El Paso të Teksasit dhe Dayton të Ohios, ku u vranë dhjetëra njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat