Shifra rekord/ Shtëpia e Jackie Kennedy në shitje për 65 milion dollarë - Bota Sot
Shifra rekord/ Shtëpia e Jackie Kennedy në shitje për 65 milion dollarë

Amerika

Shifra rekord/ Shtëpia e Jackie Kennedy në shitje për 65 milion dollarë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:26
Shtëpia e Jackie Kennedy

Ata që mund të jenë në kërkim të blerjes së një prone në Martha’s Vineyard dhe kanë 65 milionë dollarë nën dyshek apo në llogari bankare, janë me fat.

Ferma Red Gate, e Jackie Kennedy Onassis, përballë oqeanit në Aquinnah, pranë brigjeve të Masacusetsit, ka dalë së fundmi për shitje.

Më herët një fermë bagëtish, Onassis e bleu Red Gate në 1979 dhe Wall Street Journal raporton se asokohe ferma ishte blerë për 1 milionë dollarë. Tani, me një çmim fillestar prej 65 milionë dollarësh, ferma sigurisht që ofron shumë.

“40 vite më parë, nëna ime ra në dashuri me Martha’s Vineyard”, thotë e bija e xhekit, Caroline Kennedy, në një deklaratë për shtyp. “Kur ajo gjeti fermën Red Gate, ajo ishte një shprehje perfekte e shpirtit të saj romantik dhe aventuroz.

Dunat, pelgjet dhe kodrinat e awuinnah, i dhanë asaj shansin të krijonte një botë ku ajo do të ishte pranë natyrës, familjes dhe miqve, e ç’ka është më e rëndësishmja, pranë librave të saj të dashur.

Ajo rrëfen madje edhe se e ëma kish ndërtuar një shtëpi zanash mbi pemë, në fermë, për nipat dhe mbesat e saj.

Shtëpia shtrihet në një tokë prej 340 hektarësh përballë oqeanit. Në pronë ka dy burime uji të pijshëm, një kopësht perimesh, pishinë të jashtme, fusha tenisi etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...