Pritet me protesta: Trump viziton 2 vendet ku ndodhën sulmet e së shtunës

Amerika

Pritet me protesta: Trump viziton 2 vendet ku ndodhën sulmet e së shtunës

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 10:48
Pritet me protesta

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar punonjësit e emergjencës dhe të mbijetuarit e sulmit në El Paso, Texas, një nga dy qytetet e tronditura nga sulmet me armë zjarri që morën 31 jetë njerëzish.

Njerëz me prejardhje latine ishin në shënjestër të asaj që po konsiderohet si një krim urrejtjeje dhe racizmi, ku të shtunën e javës që lamë pas, një person i armatosur në El Paso qëlloi për vdekje 22 vetë.

Vetë Trump është akuzuar se ka nxitur urrejtjen ndaj latinëve. Ai mbërriti në Texas, nga Dayton në Ohio, ku vizitoi më herët të mbijetuarit e sulmit që i mori jetën nëntë personave.

Para se të largohej nga Washington- i, Trump tha se ishte tejmase i shqetësuar ndaj rritjes së urrejtjes mes popujve.

Në El Paso, pjesa më e madhe e qytetit janë latinë dhe u zbulua se autori i vrasjes kishte postuar një tekst online ku thuhej se sulmi në fjalë ishte një përgjigje ndaj pushtimit latin të Texas- it.

Policia ende nuk ka dhënë një përfundim zyrtar rreth sulmit në Dayton, por thuhet se ka zbuluar prova që tregojnë se autori po eksploronte dhe vinte në zbatim ideologjitë e dhunshme.

Përpjekjet e Trump- it dhe të tjerëve për t’i lidhur ngjarjet e dhunshme drejtpërsëdrejti me gjendjen mendore të autorëve është kritikuar ashpër nga profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Të mërkurën, presidenti u shpreh nuk dëshironte armë në duart e njerëzve të sëmurë dhe se do të kërkonte më shumë kontroll për të gjithën këtë.

Vizita e Trump- it në El Paso dhe Dayton u prit me protesta. Nëpër rrugë, disa njerëz mbanin pankarta ku shkruhej: “Shko në shtëpi. Nuk je i mirëpritur këtu!” apo “Trump, urrejtja dhe racizmi nuk janë të mirëpritura këtu!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat