Trump: Askush përveç SHBA nuk mund të flasë në emër të saj

Amerika

Trump: Askush përveç SHBA nuk mund të flasë në emër të saj

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:56
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha sot se askush nuk është i autorizuar të flasë me Iranin në emër të SHBA-së, dhe në të njëjtën kohë akuzoi homologun e tij francez Emmanuel Macron se dërgoi "sinjale të përziera" në Teheran për bisedime të mundshme.

"Unë e di se Emmanuel mendon mirë, si të gjithë të tjerët, por askush nuk flet në emër të Shteteve të Bashkuara, përveç vetë atyre", shkruan Trump në Twitter.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk është plotësisht e qartë se kujt po i referohet Trump, por kujton se sipas një raporti këtë javë, Macron ftoi presidentin e Iranit Hassan Rouhani në një samit të G7 këtë muaj për t'u takuar me Trump.

Një diplomat francez mohoi pohimet të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat