‘Bëhu patriot, vrit Viagrën’, policia meksikane gjen 19 trupa të masakruar

Amerika

‘Bëhu patriot, vrit Viagrën’, policia meksikane gjen 19 trupa të masakruar

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 21:59
Ilustrim

Policia e Meksikës ka gjetur nëntë trupa të varur në një mbikalim perëndimor në provincën perëndimore Michoacan dhe 10 trupa të tjerë të masakruar në një rrugë afër, thanë burimet e gjykatës.

Prokuroria e Shtetit Michoacan tha se përveç trupave të varur në Uruapan, ishte varur një transparent me të cilin një bandë droge kërcënonte një tjetër klan të drogës, dhe se në rrugën e afërme ishin gjetur shtatë trupa të prerë, si dhe tre trupa të tjerë, po ashtu të masakruar, më larg në po të njëjtën rrugë.

“Trupat e dy grave të therura ishin gjithashtu midis trupave të varur, ndërsa midis trupave të masakruar gjatë rrugës ishte edhe trupi i një gruaje tjetër”, tha prokurori i Përgjithshëm i Shtetit në Michoacan, Adrian Lopez.

Burrat e varur më parë u qëlluan për vdekje, disa prej tyre u varën me duar të lidhura dhe të tjerëve iu zhveshën pantallonat.

Sipas AP, megjithëse transparenti i varur përkrah viktimave nuk ishte plotësisht i lexueshëm, inicialet e kartelit famëkeq të drogës Halisko mund të shiheshin duke kërcënuar bandën rivale Viagra.

"Bëhu patriot, vrit Viagrën", shkruante në një pjesë të posterit.

"Ky lloj i dhunës në publik, dhunë teatrale, ku qëllimi nuk është vetëm të vritet, por të mburremi për vrasje, ka për qëllim të turpërojë rivalët dhe t'i dërgojë një mesazh autoriteteve. Ky mos ndëshkim cinik është në rritje në Michoacan, "tha eksperti meksikan i sigurisë Alehandro Hope për AP.

Në gjysmën e parë të këtij viti pati një numër rekord vrasjesh në Meksikë – 17.608, me 5.3 për qind më shumë se 2018.

Në një vend me rreth 125 milionë njerëz, ka 100 vrasje në ditë, sipas Associated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat