Dëbohet nga SHBA për në Irak, vdes 41 vjeçari

Amerika

Dëbohet nga SHBA për në Irak, vdes 41 vjeçari

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 06:55
Ilustrim

Një 41 vjeçar ka ndërruar jetë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëbuan në Irak.

Jimmy Aldaoud kishte arrdhur që fëmijë në SHBA dhe jetonte në Detroit. Ai nuk kishte qenë kurrë në Irak dhe nuk fliste arabisht. Ai u dëbua në qershor si pjesë e një sulmi ndaj emigrantëve Irakienë.

41 vjeçari nuk kishte qenë në gjendje të merrte insulinë për të trajtuar diabetin e tij ç’ka solli edhe vdekjen e tij, -tha avokati i imigracionit Edward Bajoka.

Z. Bajoka tha që klienti i tij ishte i dënuar për sjellje të çrregullt dhe vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat