‘Kasaphanë’ në Meksikë: Kartelet vrasin 19 vetë, i copëtojnë e i varin në mbikalim rrugor

Amerika

‘Kasaphanë’ në Meksikë: Kartelet vrasin 19 vetë, i copëtojnë e i varin në mbikalim rrugor

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:22
Ilustrim

Policia meksikane i gjeti trupat e viktimave, disa të varur në mbikalim dhe të tjerët të copëtuar e të hedhur në rrugë, autoritetet dyshojnë për luftë mes bandash

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Michoacan, trupat u gjetën në qytetin Uruapan, një lloj banderole e lënë nga karteli e ishte varur me mesazh ku shkruhej “Bëhu patriot, vrit një Viagra”. Dyshohet se parulla ishte varur nga karteli Jalisco që është rival me bandën Viagra.

Tre nga të vrarit ishin femra. Të gjithë viktimat kishin duart e lidhura dhe ishin vrarë me armë zjarri e pastaj ishin copëtuar. Shumicës së kufomave i ishin prerë kokat.

“Kjo lloj dhune, teatrale e publike, ku jo vetëm vriten por krekoseni me vrasjen ka për synim të frikësoj rivalët dhe të dërgoj mesazh autoriteteve” ka thënë analisti i sigurisë Alejandro Hope.

Këtë vit në Meksikë u thye rekordi për vrasje, që e mbante vet shteti i Meksikës. Rritja e vrasjeve është shtuar për 5.3 % , në krahasim me vitin e kaluar. Deri tani këtë vit janë regjistruar 17 mijë 608 vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat