Ndalohet një person i armatosur në një dyqan në Mizuri

Amerika

Ndalohet një person i armatosur në një dyqan në Mizuri

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:47
Mizuri

Një person i armatosur dhe me veshje antiplumb hyri në një dyqan “Walmart” në shtetin e Misurit të enjten, duke shkaktuar panik mes njerëzve që ndodheshin aty.

Në njoftimin e policisë së Springfilldit thuhej se një punonjës zjarrfikës i cili nuk ishte në detyrë në atë moment, e mbajti nën kontroll personin e armatosur deri në momentin që mbërritën autoritetet.

Sipas zëdhënësit të policisë situata mund të kishte marrë për keq brenda një çasti të vetëm.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e motive të këtij incidenti. Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas dy incidenteve me armë zjarri që përfshinë qytetin e El Pasos në Teksas dhe Dejtonin e Ohajos, duke lënë pas 31 vrarë.Në El Paso një person i armatosur hyri në një dyqan “Walmart” duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat