Flet sulmuesi i Teksasit: Ja pse i vrava njerëzit

Amerika

Flet sulmuesi i Teksasit: Ja pse i vrava njerëzit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:21
Sulmuesi i Teksasit

Personi i cili akuzohet për vrasjen e 22 personave në El Paso të Teksasit, i ka thënë policisë se qëllimi pse ai ka gjuajtur me armë është që t’i shënjestërojë meksikanët të cilët kanë ardhur si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Patrick Crusius, 21 vjeçar, po akuzohet për vrasje masive për shkak se hapi zjarr me armën e tij AK-47.

Washintgon Post ka arritur që të sigurojë rrëfimin e tij para policisë, ku ndër tjera ai ka thënë se shënjestra e tij ishin meksikanët. Ai ishte marrë në mbajtje rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes dhe menjëherë i kishte thënë policisë “unë gjuajtja” tregon një zyrtar policie.

Vetëm 20 minuta para sulmit, Crusiu kishte postuar në internet një shkrim ku shfaq idetë e tij raciste dhe tregon se ky sulm është kundër “pushtimit nga meksikanët”.

Autoritetet besojnë se Crusius është racist i cili ka pasur ide ekstreme kundër emigracionit.

Sulmuesi, jeton afër Dallasit, dhe udhëtoi rreth 10 kilometra për në qytetin El Paso të Teksasit, veçanërisht për të vrarë njerëz.

Në SHBA janë mbajtur marshime të shumta në përkujtim të viktimave, ndërsa është hapur një debat i gjerë në politikë rreth kontrollit të armëve. Protesta ka pasur edhe në Meksikë, të cilat e kanë quajtur një akt terrorist kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat