New York, Burgu i braktisur “Goli Otok” - Bota Sot
New York, Burgu i braktisur “Goli Otok”

Amerika

New York, Burgu i braktisur “Goli Otok”

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

MANHATTAN NYC: Goli Otok – Ferri në Adriatik është historia e vërtetë e përvojës tragjike të shqiptarve patriot, atdhetar dhe anti-komunist, mbijetesës së tyre, si të burgosur politik, në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë .

Nga një pamje të ngjashme me atë që ka ndodhur në Shqipëri, “Ky kamp – burg Goli Otok, i Titos, është tejësisht i ngjashëm me atë të Spaçit të Enver Hoxhës, në kampet e ferrit Stalinist, i cili sjell dritë mes të tjerave për të gjithë mitin e asaj ideologjie për të parë të vërtetën “komunizmit në fytyrë”.

Historia e Goli Otok – Ferri në Adriatik, e cila është historia e vërtetë e përvojës tragjike të shqiptarve patriot, atdhetar dhe anti-komunist, mbijetesës së tyre, si të burgosur politik, në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë 8 vjet më parë, erdhi në Nju Jork, në kineman ‘The Producers Club’ të Manhatanit, kur, u shfaq dy her premiera e dokumentarit “Goli Otok”, me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit( bashkëpunëtorët: muzika- Burim Krasniqi dhe Drinor Zymberi, kamerman- Festim Rexhepi, Mirton Xhekaj, montazhi-Bajram Shala, postroduksioni-Astrit Idrizi, producent- Faton Krasniqi, ass. Regjie-Shkurta Aliu dhe Sabri Pajaziti, narracion- Zenel Buzuku, organizator- Nexhmi Kelmendi dhe Besa Nrejaj, fotografia- Eriola Kasemi)

Në këtë shfaqje të pranishëm ishin, dhjetra artëdashës shqiptar, shkrimtar dhe poet, artistë, regjisor dhe aktor, shumica e tyre aktivist të njohur të komunitetit.

Aktori shqiptar Ariot Myrtaj, i cili moderojë shfaqjen tha se” Goli Otok, do të thotë “Ishulli i zhveshur – Naked Island”, i cili, sipas tij ka qenë për me shumë se gjysmë shekulli gjatë sundimit sllavo komunist - Burg kamp në detin Adriatik, për të gjithë burgosurit politik, në ish Jugosllavi, përfshirë shqiptarët që popullonin më së shumti Burgun - Ferr në Adriatik”

Ndërkohë, si mësuam nga autorja e këtij filmi “Çuditërisht! autoritet kroate kan lejuar vetëm një ditë udhëtim në këtë ishull ( me vizë 24 orë) , për të realizuar rreth 60 minuta film, të cilat u bënë pjesë e filmimeve të gërmadhave të ishullit të zhveshur, godinave të kampit që kan mbetur.”

Sipas filmit, Goli Otok, tash ai duket sikur “ishulli është bombarduar qysh nga LDB”. Në atë ishull që ndryshe është i njohur me emrin Goli Otok, burgu më famëkeq, ose Calvari “Gol-Gotha” në të cilin mbaheshin shumica e të burgosurve politikë në të gjitha hapësirat e këtij tmerri, nuk u kursyen as shqiptarët, liridashës dhe paqësor. Ku, si dihet në këtë ferr nuk u perjashtuan dhe disa mijëra shqiptarë, kryesisht që silleshin nga Kosova, por, edhe ata shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci e Medvegja dhe ish të arratisur nga Shqipëria .

Deshmitarët e gjallë në filmin e Krasniqit, ndoshta ndonjeri prej tyre, tash nga mosha edhe nuk jeton më, duke folur nga thellësia e shqiprtit të tyre, tregonin; si tha njeri prej tyre për atë që do të ishte mirë t’a quanin “Xhehnemin”. Që në një term tjetër, bëhet fjalë, për atë që sot është në sinonimin e ferrit të Dantes në “Goli Otok”, ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci. Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, ku rregjimi sllavo – komunist nuk kurseu as të burgosurit shqiptarë, që të përjetonin golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre.

Rrëfimet e këtyre 40 ish të burgosurve shqiptarë, nga Kosova flasin për 60 minuta prekse, për atë që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, duke dëshmuar për një trajtim të egër e mizor, ndoshta edhe të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit.

Njëri prej tyre deri sa qendronte në një dhomë burgu veç dy metra katrore, rrefente se :”Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq), nga servil e spiunë.

Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur… Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” në krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq – u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë, të cilët ose vdiqën ose mbetën të shkatërruar, fizikisht, moralisht dhe shqiprtërisht gjithë jetën.”

Premiera e dokumentarit “Goli Otok”, me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit, gjatë minutazhit të tij trajtonte temën duke u bazuar në tri gjenerata, ku të mbeturit gjallë janë deshmitarët okular ata që përjetuan dhimbjen e thellë të burgut – kamp Goli Otok, të cilët ishin 40 personazhe – ish të burgosur politik, që po vizitonin mbasi tani këtë kamp – burg kur ai është kthyer në qender muzeale , ku vizitorët mund të njihen me gërmadhat e njërit prej burgjeve më famkeq të kohës në ish-Jugosllavisë”.

Duke kaluar në çdo pëllëmbë të vuajtjes së tyre , në dokumentar tregohet sesi në një ekspeditë një ditore, ata që dekada më parë ishin dërguar në kërcëllitjen e fërgëllitjen e hekurave dhe çizmeve të policisë serbe, rikthehen tash në ishullin e Goli Otokut, “jo të lidhur më me pranga duar e këmbë” të rrahur dhe të poshtëruar nga gardianët sllav- komunist, por, për t’u përballur me kujtimet e së kaluarës, së tyre që këto personazhe i rrefejn mes një dhimbje të madhe që del në thellësi të palcës së shpirtit fisnik, në rrëfimet e tyre aq prekse.

Një pyetje shtron çdo njeri nga ne sot, Pse?

Përgjegjja, sepse : “Ashtu si rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës , që vrau e pushkatoi pa gjyq, burgosi e internoi shqiptarët, vetem e vetem sepse e kundërshtuan komunizmin, dhe ideologjinë komuniste, dhe se luftuan e u përpoqën për bashkimin kombëtar, edhe shqiptarët patriot e atdhetar, anti komunistë në atë që quhej dikur ish Jugosllavi dhe tashmë u shkërrmoq, duke u ngritur qysh në atë kohë kundrejt një ideologjie të adaptuar serbo-komuniste, e cila dështoi sepse nuk e mori parasysh shpirtin triumfal të këtyre burrave e grave, që kërkonte lirinë dhe demokracinë edhe para sakrifcës sublime.

Pas shfaqjes, premieres së filmit – dokumentar “Goli Otok”, me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit, në skenë u ftua vetë zonjusha Krasniqi, e cila, foli në forumin e pas shfaqjes.

Skenaristja dhe regjisorja e filmit Mrika Krasniqi, falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e dokumentarit, posaçërisht shoqatën e ish të burgosurve politik, në Kosovë, dhe personazhet që ajo i ftoi nëpërmjet shtypit, si deshmitar të atyre rrëfimeve të tmerrshme. Duke besuar që dokumentari i saj, i ka hapur ose edhe mbyllur përgjithmonë ato plagë ajo tha: “Uroj që asnjë popull në botë të mos e përjetoj historinë e Goli Otokut dhe histori të tjera të ngjashme dhe kjo të mos harrohet”.

Filmin “Goli Otok” – “Ishulli i Zhveshur”, e ndoqi edhe Uk Lushi, i cili aktualisht është ekspert i ekonomisë dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur shumë me çështjet e shqiptarve dhe sidomos me atë të Kosovës mbasi atje është dhe vendlindja e tij dhe për çlirimin dhe lirin e saj ka luftuar. Ai është – Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit “Atlantiku”, publicist dhe autor i librit me te fundit “Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-së Kronike e Batalionit “Atlantiku”, sugjeroi se kjo gjemë e madhe që perjetuan edhe shqiptarët, tani duhet të depozitohet dhe të hyjë në dosjet Strasburgut, koha nuk pret më tha ai duke shtuar se ” ashtu si vepruan çifutët, edhe ne shqiptarët, duhet të marrim një të drejtë që njihet me ligjet ndërkombëtare dhe koha na e mohoi padrejtësisht për më shumë se gjysmë shekulli”.

“Gjithë ato tmerre që kanë qenë, dhe i pamë nëpërmjet këtij film dokumentar dhe e kan motivuar zonjushën Krasnqi të paraqesë në këtë dokumentar të titulluar Goli Ootok, edhe këtu në New York, tha veprimtari i dallur i çështjes kombëtare Mark Gjonaj, i cili sipas tij na tregoi për burgun -kamp famëkeq që u bë edhe varr i shumë të burgosurve politik, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë, tre axhallarët e mi, tha Gjonaj, që për fat të mirë nuk vdiqën aty dhe t’i “hanin peshqit, duhet të bëhet “dëshmi e gjallë për të treguar fytyrën e vërtetë të ideologjisë komuniste”.

Të pranishmit thanë se ” Ky film duhet të jetë nxitje për ata që duan ta edukojnë brezin e tashëm dhe të ardhshëm me një frymë kombëtare, dhe patriotike, për të treguar sesi luftuan dhe sakrifikuan shqiptarët për liri e demokraci, ndaj bishës së egër sllavo komuniste.

“Krejt këto tmerre duhet të shndërrohen në filma të gjallë, jo vetëm në dokumentar, por në filma me artist, dhe ata që janë të gjallë lë ti luajnë rolet e tyre, sikurse të tjerët ti përtërijnë jo të gjallët. Kjo ka qenë lufta jonë më e vështira e shqiptarëve për liri. Ajo luftë që është bërë me dekada nëpër burgjet e Serbisë, atë luftë shqiptarët nuk duhet t’a harrojnë – Burgu kamp – Goli Otok, është veçse një dëshmi e gjallë e njerit prej atyre burgjeve në ish Jugosllavi “e papërpunuara dhe prekëse”, që dikush duhet të jap llogari të dorës së parë, të shkeljeve sistematike të drejtave të njeriut, të, të burgosurve politikë, në burgun famëkeq që quhej dikur ish Jugosllavi. Ky film dokumentar shërben sot si një testament për vuajtjet në të gjithë ish Jugosllavinë të populli shqiptar, nën regjimin komunist serbo-slllav të Titos dhe Millosheviqit”

Burgu i braktisur në Goli Otok.

Sipas dokumeneteve të historisë lexojmë : Pavarësisht se ky ishull kroat ka qenë prej kohësh një terren për kullotje, që shfrytëzohej për dimrim për kopetë e barinjve lokalë, ishulli shterpë, Burgu i braktisur në Goli Otok, kurrë nuk u duket se u fshi nga mremorja e keqe, gjatë shekullit të 20-të. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Austro-Hungaria i dërgoi robërit e luftës ruse nga Fronti Lindor në Goli Otok.

Në vitin 1949, i gjithë ishulli është bërë zyrtarisht me një vendim të posqëm të Beogradit, në një Burg të sigurisë së lartë. Burgu top sekret Goli Otok, ishte dhe kamp pune që drejtohej në atë kohë nga autoritetet e FPR e ish -Jugosllavisë, dhe së bashku me ishullin afër tij Sveti, e cila u mbajt si një kamp të ngjashme për të burgosurit femra, u shfrytëzua për kundërshtarët e rregjimit komunist në ish- Jugosllavi.

Deri në vitin 1956, gjatë periudhës së Informbiro, ajo është përdorur për të burgos burgosur politike. Këto përfshinin edhe ata që kish qenë ish Stalinists të njohur, por edhe anëtarët e Partisë Komuniste, e të tjerë qytetarë paparti të akuzuar në atë kohë simpati apo prirja ndaj perendimit . Nacionalist dhe patriot.Aty vdiqën ose kaluan kalvarin e vujatjeve shumë antikomunist, serbë, kroatë, maqedonas, shqipëtar, dhe nacionalistët të tjera etj, që janë burgosur në Goli Otok.

Aty thuhet se janë dërguar edhe të bugosur Jo-politikë, të burgosurit që ishin dërguar gjithashtu në ishull për të shërbyer nga dënime kriminale dhe disa prej tyre u dënuar me vdekje, që “të rrihnin dhe keq trajtonin” të burgosurit politik, për të marrë ndonjë përvilegje në burg . Punë të mirë ose ulje dënimi. Numri i totalit të të burgosurve dhe viktimave të masakruar janë të panjohura, por një historian Vladimir Dedijer, vlerëson se aty kaluan më shumë se 32.000 të burgosur meshkuj dhe se 4.000 prej tyre janë të vrarë, e hedhur në det.

Të burgosurit e burgut u futën në punë të detyrueshme (në një gurore guri, punishte qeramike dhe hekuri dhe mobilieri), pa lidhje me kushtet e motit kur në verë temperatura do të arrinte deri në 35 deri në 40 ° C, ndërsa në dimër ata ishin të nënshtruar të punonin në borë, akull dhe temperaturat e ulëta. Të burgosurit ishin rrahur rregullisht gjithashtu dhe poshtëruar qoftë nga rojet kryesisht, por edhe nga të burgosurit e tjerë, spiunë e servilë.

Në kohën e Jugosllavisë dhe normalizimit të marrëdhënieve të saj me ish Bashkimin Sovjetik, Goli Otok burgu – kamp ka kaluar në juridiksionin provincialë të ish Republikës Socialiste të Kroacisë (në krahasim me autoritetet federale jugosllave). Pavarësisht nga kjo, burgu mbeti një temë tabu në Jugosllavin e dikurshme.

Burgu u mbyll në vitin 1988 dhe është braktisur tërësisht në vitin 1989. Që atëherë ai ka mbetur i braktisur dhe i shkatërruar nga erozioni dhe nga banorët e ishujve për rreth. Sot ai është shpallur zonë muzeale kombëtare, dhe vizitohet nga turistet e e huaj dhe vendas .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...