Trump i sugjeron presidentit kinez të takohet me protestuesit - Bota Sot
Trump i sugjeron presidentit kinez të takohet me protestuesit

Amerika

Trump i sugjeron presidentit kinez të takohet me protestuesit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 08:45
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje liderit kinez, Xi Jinping, të takohet personalisht me protestuesit në Hong Kong për të sjellë “një fund të lumtur dhe të ndriçuar” të një krize disa javore, të shkaktuar nga protestat pro-demokracisë në ish-koloninë Britanike.

Në anën tjetër, Pekini ka thënë se Kina ishte e gatshme të “shuajë shpejt trazirat” dhe se nuk do të “ulet dhe të shikojë” nëse kriza bëhet “e pakontrollueshme”.

Trump, gjithashtu tha se ai së shpejti do të bisedojë me presidentin Jinping, për të diskutuar krizën, në qendrën e tensionuar të Azisë, së bashku me mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong janë shoqëruar me përleshje në rrugë, midis protestuesve dhe policisë, si dhe dy ditë ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Hong Kongut, në fillim të kësaj jave, përcjell rel.

Qeveria kineze ka kritikuar ashpër demonstruesit, duke e cilësuar sjelljen e tyre “afër terrorizmit”.

Protestat u nxitën nga një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit të përballen me gjyq në territorin e Kinës, përderisa kritikët thonë se të drejtat e tyre do të komprometohen.

Projekt-ligji u pezullua nga ana e autoriteteve të Hong Kongut, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lamit, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...