Foshnja vdes në spital, prindërit shokohen nga ajo që zbulojnë brenda arkivolit - Bota Sot
Foshnja vdes në spital, prindërit shokohen nga ajo që zbulojnë brenda arkivolit

Amerika

Foshnja vdes në spital, prindërit shokohen nga ajo që zbulojnë brenda arkivolit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:39
Prindërit zbulojnë se brenda arkivolit ka vetëm plehra

Djali vdes, por pak para funeralit, prindërit zbuluan se brenda arkivolit ka vetëm plehra.

Manuel Hernandez dhe gruaja e tij akuzojnë spitalin e Ocosingo, në Meksikë, se kanë marrë trupin e foshnjës së tyre, pasi zbuluan një ditë pas vdekjes, se brenda arkivolit kishte plehra.

Çifti e kishte çuar djalin në ndihmën e shpejtë, për shkak se nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar. Kështu fëmija u transferua në një tjetër spital, por çdo tentativë e mjekëve rezultoi e kotë, pasi vogëlushi gjeti vdekjen.

Image

Për prindërit lajmi ishte i tmerrshëm, mirëpo përveç pikëllimit, u përballën me një shok tjetër, humbjen e trupit të fëmijës së tyre.

Një i afërm i çiftit u kthye në spital pak orë më vonë më 9 gusht, për të marrë trupin e fëmijës në një arkivol të bardhë dhe për ta çuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Por kur hapi arkivolin, kuptoi se brenda kishte vetëm disa qese plastike.

Kështu çifti u kthye në spital për të kërkuar kufomën e djalit dhe pas disa orësh debate, mjekët i treguan një kufomë, por që nuk ishte i fëmijës së tyre. Prindërit kanë bërë denoncim ndaj spitalit dhe kërkojnë që të kenë mundësi që ti bëjnë një ceremoni funerale, vogëlushit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...